Diego Kosta nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Simeone, për 6 muaj. Lajmi bëhet I ditur nga të përditshmet spanjolle ‘AS’ e ‘Marca’ si dhe nga ajo braziliane ‘Globo’ dhe kjo ndodhi menjëherë pas një komunikate të Atletiko Madrid në lidhje me gjendjen e sulmuesit.
Diego Kosta prej ditësh ankohej për dhimnje në cervikale dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të cilat zbuluan se ai kishte hernia diskale-cervikale me Diego Kostën që rrezikon t’I nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Futbollisti, që në këtë sezon ka shënuar vetëm 2 gola në 15 ndeshje të luajtura do të diskutojë me drejtuesit e klubit dhe shumë shpejt do të marrë një vendim për opsionet që do t’I jepen për zgjidhjen e kësaj situate. Gjithsesi, parashikohet që koha e qëndrimit të tij jashtë fushave të lojës do të jetë e gjatë.
Sfidanti.al