I lehtë goli në Francë, Ikardi dhe PSG do të provohen në Europë!

Një sulmues që e ka pasur rrjetën për zemër në një kampionat aq shumë taktik si Seria A, nuk e ka problem ta bëjë në Paris. Mauro Ikardi vazhdon ecurinë e tij të shkëlqyer, që pas kalimit nga Interi tek Paris SG, duke shënuar sërish e duke i dhënë një tjetër fitore skuadrës, këtë herë në fushën e Brestit . Madje, duke u nisur nga stoli, e duke qenë vendimtar.

Ky ishte goli i pestë i tij në 6 ndeshjet e fundit, por PSG dhe Ikardi do të provohen siç duhet në Champions, kur të vijnë ndeshjet e vështira. Ndaj një skuadre si Bresti, atyre nuk iu desh të kishin në fushë as Kilian Mbapenë dhe Nejmarin, që të dy të dëmtuar.

Sfidanti.al