Në apel mungojnë ende Azamoah dhe D’Ambrozio, por mundësitë që të dy ata t’I përgjigjen për ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Dortmundin janë rritur ndjeshëm. Sigusrish stërvitja e së hënës do të tregojë më shumë për ta, por duket se Konte po sheh që infermieria e skuadrës së tij, përvec Sancezit, po boshatiset.
Vesino u aktivizua gjatë ndeshjes me Bolonjën, Sensi ishte në stol ashtu sikurse edhe Ranokia, tani duket se këtë prospektivë e janë edhe D’Ambrozio I cili tani vrapon pa shfaqur probleme në këmbën e dëmtuar dhe bezdia në momentin e gjuajtjes së topit është zhdukur e Azamoah edhe pse shqetësimi në gjui tij për të cilin foli edhe Konte, imponon shumë kujdes te stafi mjekësor
Gjithsesi, e gjithë kjo duket se përbën një lajm të mirë për Konten që në këtë fund turi force të skuadrës së tij do të ketë në dispozicion disa alternativa në mënyrë që ai të bëjë zgjedhjet e tij. Thënë këtë, Interi që për të shpresuar në një kualifikim në 1/8 e finaleve duhet të vijë nga Dortmundi me rezultat pozitivv, duket se e ka thuajse të përcaktuar formacionin bazë; në mbrojtje përpara Handanovic do të kthehet Godin së bashku me De Vraj dhe Shkriniar, ndërsa në sulm është e sigurt që do të jenë Lukaku dhe Martinez. Në mesfushë, e sigurt është prania e Brozovoc e Barelës me Sensin, gjithnjë nëse stërvitjet do të japin shenja akoma më inkuarjuese, është në avantazhin mbi Galjardinin e Vesinon.
Ndërsa në krahë, Kandreva është I destinuar të rimarrë vendin e tij në të djathtë, ndërsa në të majtën, Biragi për momentin është në avantazh kundrejt Azamoah.
Sfidanti.al