Dikur u ngrit kënga për vezirin e Janinës, që luftoi si luan dhe pësoi një vdekje heroike. Liverpuli i Jurgen Klopit nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, dhe as nuk ia kanë kërkuar, por gjithsesi do të jetë i detyruar të ndahet më dysh, siç thotë kënga për Ali Pashanë. Klubi bëri bisedime me drejtuesit e Kupës së Ligës, për të gjetur zgjidhje për ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetorin, kur sipas kalendarit edhe duhet luajtur çerekfinalja e Kupës, edhe duhet udhëtuar për në Doha, për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klubet.
Një propozim interesant ishte që Klopi t andante skuadrën në dy pjesë të barabarta, nga të cilat lojtarët kryesorë të shkonin në Lindjen e Mesme, dhe të tjerët të përbënin ekipin që do të luante në Kupën e Ligës ndaj Birmingamit.
Sfidanti.al