Gladbahu tremb Bajernin, synon titullin e parë pas 42 vjetësh!

Një francez, një suedez dhe dy zviceranë, shto këtu edhe disa gjermanë, dhe kjo është “menuja” me të cilën Borusia e Mynshengladbahut dëshiron të fitojë Bundesligën. Për momentin, ajo është në krye me 19 pikë ndaj 18 të Bajernit, ndërsa e ndihmoi fitorja e së dielës, 4-2 ndaj Frankfurtit. Dy ekipet e Ligës së Europës zhvilluan spektakël, dhe u duk se nuk e ndjenë lodhjen e së enjtes.

Gladbahu ia doli me golat e shënuar nga Markus Turam, Oskar Vent, Niko Elvedi dhe Denis Zakaria, ndërsa Frankfurti mundi të afrohej dy herë me anë të Dani Da Kostës dhe Martin Hinteregerit. Ka 42 vjet që kur Gladbahu fitoi titullin e fundit në Bundesligë në 1977, kur kishte në radhët e veta yje të shquar si Fogts, Vitkamp, Bonhof, Simonsen, Shtilike, Shefer e Jup Hajnkes, ndërsa drejtohej nga i madhi Udo Latek.

Sfidanti.al