Verdikti: Askush nuk ka më frikë nga Dortmundi këto ditë!

Mund të quhet një përsëritje pak e ndryshme e fjalëve për Antonio Kontes, pas ndeshjes së Championsit në “San Siro”. “Dortmundi pati frikë prej nesh”, – ishin fjalët e teknikut zikaltër, dhe kjo u duk në lojën e stepur dhe shumë pak sulmuesve të të besuarve të trajnerit Lysien Favre. Revista “Sport Bild”, nxjerr përfundimin me anë të analistit të saj Nils Malcan (Malzahn): Oh, e dashur BDV! Askush nuk është i frikësuar më nga Dortmundi!

Iku humbja 0-2 me Interin dhe erdhi derbi i Rurit në Bundesligë, në fushën e Shalkes. Barazimi 0-0 mund të quhet rezultat i mirë, sepse luhej në Arenën kundërshtare, por mund të kishte qenë edhe humbje, sepse Shalke pati rastet më të pastra. Loja në mbrojtje e Dortmundit nuk është në lartësinë e duhur, dhe Humels ndoshta ka ardhur koha “të hapë krahun”. Problem i madh është edhe loja jashtë fushe, pasi skuadra e Favres nuk fiton në stadium të huaj prej 2 muajsh.

Sfidanti.al