Mesi nuk mbaron së vendosuri e barazuari rekorde në Champions

Me rrjetën ndaj Sllavias së Pragës, ai mbërriti dy legjenda. Lionel Mesi arriti të realizonte ndaj 33 skuadrave kundërshtare në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar me Raul Gonzalesin dhe Kristiano Ronaldon. Spanjollin, me shumë gjasë, do ta kalojë, por nuk dihet sesi do të përfundojë dueli me portugezin. Përveç kësaj, kapiteni i Barcelonës u bë i pari lojtar në historinë e Championsit që shënon në 15 sezone radhazi.

Për më tepër, me 113 gola në Ligën e Kampionëve, Mesi është shënuesi më i mirë pas Ronaldos që ka 128. Gjithsesi, kur vjen puna tek mesatarja gola/ndeshje, argjentinasi është më lart në çdo renditje. Ai ka mesatare 0.82 gola për ndeshje në Champions, ndërsa Ronaldo e ka 0.75. Leo ka 0.873 gola për ndeshje me klubet, ndaj 0.752 të CR7-ës, si dhe 0.806 gola për ndeshje gjithsej (klube+kombëtare), me yllin e Juventusit që është në nivelin 0.717 gola për ndeshje.

Sfidanti.al