Pse nuk e ligjërojnë “tradhëtinë”? Dortmundi, pas perdeve me Murinjon!

Dihet mirë se në çfarë halli janë shpesh klubet e futbollit dhe, po ashtu edhe trajnerët. Pa ndërprerje bisedohet “nën rrogoz”, ku klubet duan shpesh të gjejnë një trajner më të mirë sesa ai që kanë, dhe po kështu edhe teknikët, ndërsa “sa për sy e faqe” këto gjëra nuk lejohen.

Ja ku del lajmi (jo i konfirmuar, natyrisht), për bisedimet “pas perdeve” mes Dortmundit dhe Zhoze Murinjos, edhe pse klubi gjerman e ka një trajner, madje mjaft të respektuar, si Lysien Favre. Ky zotëri zviceran, natyrisht që nuk ofendohet që punëdhënësit e tij po mendojnë “ta heqin qafe” sa më parë dh eta zëvendësojnë me Murinjon. Favre është në moshë tepër të pjekur për të pasur iluzione, plus që ai vetë i ka bërë këto “marifete” për të gjetur punë”.

Nuk dihet nëse Murinjo do të jetë trajner i Dortmundit, pasi drejtuesit mund të ndihen të kënaqur me zviceranin, dhe po ashtu të mos kenë mundësi të plotësojnë kërkesat e portugezit. Shije të hidhur të lë thjesht fakti se nëse deklarohet se rregullat janë rregulla, se duhet të ketë “Lojë të Ndershme” dhe “Respekt”, realiteti shpesh është i kundërt.

Sfidanti.al