Cmenduri në Meksikë; super sherr në tribunë, pezullohet ndeshja, 37 të plagosur

Kampionati Meksikan, La Liga MX vazhdon të përbëjë lajm dhe jo për motive futbollistike. Nuk është shuar akoma jehona e protestës për motive ekonomike tsë Tiburones Veracruz në fillim të ndeshjes me Tigres, një moment të cilit I shtohet një ngjarje shumë e shëmtuar. Bëhet fjalë për një supersherr që nisi në tribuna dhe që degjeneroi në pushtim në fushës së lojës me një bilanc prej 37 të plagosur.

Gjithcka ndodhi në ndeshjen mes San Luis dhe Keretatro që sigurisht u pezullua për mungesë të rendit publik. Ngjarja nisi pak minuta para fundit të ndeshjet me skuadrën mike që kryesonte 2-0.  The Sun flet për një debat  I shpërthyer në tribunë mes një tifozi të skuadrës pritëse dhe një grupi tifozësh të Keretaros me këta të fundit që po tallnin ata të San Luisit. Në këtë pikë u krijuan dy formacione dhe nisi një betejë e vërtetë me pjesëmarrësit që përdorën objekte hekuri, ndërkohë që një pjesë e mirë e publikut u largua për t’u mbrojtur. Tifozët e trembur vërshuan në fushë, por dhuna vijoi edhe në terrenin e lojës edhe pse punonjësit e sigurisë u përpoqën të ndanin grupet e sherrit nga ata që nuk donin të kishin të bënin me kaosin

Ndërkaq, nëpërmjet rrjeteve sociale u publikuan edhe fotografitë e asaj që ndodhi në Stadiumin Alfonso Lastras ku pati fëmijë të trembur dhe tifozë të gjakosur.

Sfidanti.al