Do të kthehet në Angli, Uejn Runi I jep lamtumirën MLS

Aventurës së Uejn Runit në futbollin amerikan I erdhi fundi. Sulmuesi anglez I dha lamtumirën MLS me një shijë të hidhur pasi skuadra e tij DC United u mund nga Toronto FC në fazën e playoffit në Major Lague Soccer. Etapa e radhës në karrierën e Runit është pikërisht Derbi Kaunti ku Runi do të jetë në rolin e lojtarit-trajner.

Edhe pse  qëndroi vetëm 2 sezone në futbollin e SHBA, Runi ka mundur të luajë në 51 ndeshje duke shënuar 25 gola e dhënë 14 assiste që do të thotë se ka kontribuuar në 39 gola të skuadrës së tij në të gjitha kompeticionet në SHBA. Në fillim gjithcka po shkonte shumë mirë për Runin te skuadra e Uashingtonit. Në sezonin e parë shumë shpejt mori shiritin e kapitenit dhe ai e drejtoi skuadrën drejt playoffit.

Por në sezonin  e dytë, futbollistit nuk I pëlqyen disa situata, ndërkohë që në dy raste ai u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë ai vazhdoi të ishte një pikë referimi dhe lider absolute pasi admirimi I tifozëve për të nuk rreshti kurrë. Ndërkohë edhe skandalet jashtë fushës së lojës duket se kanë patur ndikimin e tyre te Runi I cili u përfshi edhe në polemika të tjera me klubin duke nisur nga fluturimet e pakta me Charter e deri te pagat e ulëta të futbollistëve amerikanë.

Ulje-ngritjet mbizotëruan në sezonin e dytë të Runit me DC United që gjithsesi arriti të kalojë në fazën e playoffit, së cilës I dha lamtumirën pas disfatës me Toronton me Runin që nuk ishte në ditën e tij më të mirë duke bërë shumë pak në goleadën e skuadrës kanadeze.

Sfidanti.al