Bundesliga: “Qan” Bajerni, “qesh” Dortmundi, por kryeson Gladbahu

Ishte pasdite e gjatë, deri në mbrëmje, në Bundesligën gjermane, por për fat rivaliteti nuk u dëmtua asnjë “qime”. Nëntë skuadrat e kreut ndahen vetëm nga 2 pikë, në një nivel konkurrence që nuk është parë ndoshta prej dekadash. Bajerni barazoi, Lajpcigu po ashtu, ndërsa Dortmundi fitoi duelin e Borusiave ndaj Mynshengladbahut.

Kampionët në fuqi patën një 2-orësh stresues në fushën e Ausburgut, një kundërshtari që zakonisht e kanë mundur thellë, por këtë herë nuk arritën të merrnin as një tripikësh “modest”. Rihter shënoi për vendasit që në minutën e parë, Levandovski e Gnabri përmbysën shifrat për bavarezët, por Finbogason i shtangu në fund fare.

Dortmundi e pati të vështirë, por këtë herë mentaliteti ishte ai i duhuri. Kapiteni Marko Rojs bëri detyrën duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes ndaj Gladbahut në minutën e 58-të. Lajpcigu u ndal në fushën e tij nga Volfsburgu. Mynshengladbahu kryeson sërish, duke pasur 16 pikë, por tashmë i mbërritur nga Volfsburgu. Pas tyre janë ata që cilësohen si pretendentët kryesorë për titull, Bajerni, Dortmundi e Lajpcigu me nga 15 pikë pas 8 ndeshjesh.

Sfidanti.al