Interi s’është vetëm Konte, Italia U17 tregon se e ardhmja është e bukur

Shumë po flitet, dhe me të drejtë, për ndikimin e Antonio Kontes tek Interi. Afrim lojtarësh të fortë, përgatitje e nivelit të lartë dhe karakter i hekurt, të gjitha këto e kanë bërë skuadrën zikaltër në sfidanten numër 1 të kampiones Juventus. Gjithsesi, klubi milanez duket se ka menduar edhe për të ardhmen, përtej afrimit të Kontes apo Bepe Marotës. E tregon lista e lojtarëve të grumbulluar në Italinë U17 për kampionatin botëror që zhvillohet në Brazil. Janë plot 6 futbollistë nga Interi, që do të luajnë në turneun e datave 26 tetor-17 nëntor. Këta janë Gnonto, Prio Oristanio, Moreti, Pirola, Kio dhe Agumé. Të mos harrojmë se një tjetër adoleshent interist nuk u lejua nga Konte për të shkuar në Brazil, dhe bëhet fjalë për talentin Espozito.

Sfidanti.al