Tri ndeshje pa rezultatin maksimal nuk janë diçka që pritet tek Borusia. Kandidatja për titull, nënkampione e vitit të kaluar, ka një fillim më të vështirë të sezonit në Bundesligë sesa u mendua, dhe në klub kanë nisur presionet. Menaxheri i përgjithshëm, Mikael Cork, flet qetë dhe pa ofendime, por mesazhi është i qartë. “Duam që të tregojmë futboll të mirë, – tha ish-pjesëtari i skuadrës së Otmar Hicfeldit, – gjithsecili duhet ta kuptojë që kërkohet të jepet 100 për qind, pra që të arrihet maksimumi në fushë. Shpresoj që bateritë të jenë karikuar pas ndërprerjes së kampionatit”.
Tabloidi “Bild” e përkthen saktë këtë paragraf, me titullin “Urdhër fitoreje për Favren”. Trajneri, që është vlerësuar mjaft për atë që bëri vjet, duket se duhet të tregojë se di ta shkundë skuadrën, ta qetësojë atë, dhe ta kthejë një një formacion të aftë për të fituar ndeshje, e më pas edhe tituj.
Sfidanti.al