Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk deklarojnë se janë në një sfidë personale mes tyre, por mediat, juritë e trofeve individuale e rrjetet sociale tashmë e kanë krijuar një përballje të tillë. Dhe është pikërisht fusha e rrjeteve sociale ajo ku Ronaldo nuk I trembet aspak rivalit të tij, përkundrazi është dominues ndaj Messit dhe bëhet fjalë për platformën Instagram.
Këtë radhë nuk kufizohemi vetëm te numri I ndjekësve me Ronaldon që është në avantazh me 186 milionë ndjekës, kundrejt 133 milionëve të Lionel Messit, por bazohemi edhe te fitimet financiare që këta dy lojtarë sigurojnë nga postimet e tyre. Ylli portugez I Juventusit në këtë pikë kanjë fitim dy herë më të lartë se kapiteni I Barcelonës. Ronaldo ka siguruar mbi 44.1 milionë Euro nga postimet në Instagram, ndërsa Messi, 21.2 milionë duke zënë edhe 2 vendet e para të klasifikimit për të ardhurat e fituara nga kjo platformë e rrjeteve sociale duke lënë në vendin e tretë Kendall Xhener dhe Devid Bekam
Një studim I Buzz Bingo ka ekzaminuar postimet e të gjithë yjeve në rrjetet sociale. Ronaldo në një vit ka publikuar 49 postime të sponsorizuara duke fituar për secilin prej tyre 900 mijë Euro duke I kaluar 44 milionë Eurot, ndërsa Messi regjistroi 36 postime të sponsorizuara për 590 mijë Euro për secilin.
Sfidanti.al