Ceki-Angli, huliganët në veprim; 31 persona të arrestuar

Duket se frika e policisë angleze për sfidën mes Cekisë dhe Anglisë u bë realitet. Dhuna e huliganëve u shfaq në Pragë teksa tifozë të të dyja skuadrave u përleshën me njëri-tjetrin përpara fillimit të kësaj sfide. Padyshim që policia ceke ndërhyri për këtë ngjarje të shëmtuar duke bërë të ditur se 31 persona u arrestuan, 14 nga të cilët ishin angleze dhe njëri prej tyre mbeti edhe I plagosur në këto përleshje.

Mësohet se e gjithë kjo ndodhui pranë një bari në qendër të qytetit. Policia veproi duke hedhur granata tymosëse në drejtim të tifozëve që nga ana e tyre hodhi shishe në drejtim të forcave të rendit.

Sfidanti.al