Mario Manxhukic është kthyer në një mister për Juventusin e Mauricio Sarrit. Sulmuesi kroat është lënë jashtë skuadre për Ligën e Kampioneve, por emri I tij duket se është ‘zhdukur’ nga skuadra edhe në kampionat, një situatë që po zgjat prej 1 muaji.
Manxhukic, që në dy javët e para në sfidat ndaj Parmës dhe Napolit I nisi nga stoli duket se është I destinuar të lërë Zonjën e Vjetër në merkaton e muajit janar, pasi gjatë verës refuzoi ofertat më ekzotike, ku e fundit ishte një nga Katari.
Ndryshe nga Alegri, Mauricio Sarri nuk e ka shumë në konsideratë Manxhukic që në 4 sezonet e fundit fitoi 4 tituj kampionë të Serisë A, 3 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë duke zhvilluar 162 ndeshje me 44 gola të shënuar me Juventusin.
Destinacioni më I mundshëm I Manxhukic në merkaton e muajit janar duket se do të jetë Mancester Junajtid me Juventusin që kërkon ta përdorë kartonin e futbollistin si mjet për të arritur te mesfushori Pol Pogba.
Sfidanti.al