Vogëlushi Ansu Fati është zyrtarisht spanjoll; grumbullohet me ‘La Rojitan’

Ansu Fati është I lirë të veshë fanelën e përfaqësueses spanjolle. Federata e Futbollit në vendin iberik tashmë e ka marrë miratimin e FIFA për të pasur në dispozicion sulmuesin 16 vjecar të Barcelonës I cili do të bashkohet me ekipin U21 të Spanjës.

Trajneri Luis de La Fuente e ka grumbulluar Ansu Fati për të zëvendësuar Carlez Perez që shfaqi probleme muskulare duke u detyruar të lërë grumbullimin e skuadrës. Sulmuesi I Barcelonës që në fund të muajit do të festojë 17 vjetorin e lindjes, nuk u bashkua me Spoanjën javën e kaluar për shkak të mungesës së dokumentacionit nga FIFA, që në fund e lëshoi dritën jeshile të seleksionimit të Ansu Fati me ekipet kombëtare spanjolle

Ansu Fati mund të bëjë debutimin e tij me Spanjën e 21 vjecarëve në sfidën e së martës që do të luhet në Podgoricë, ndaj Malit të Zi e vlefshme për kualifikueset e Euro 2021.

Sfidanti.al