Sulmi I forcave turke mbi kurdët në veri të Sirisë ka përfshirë edhe botën e futbollit. Merih Demiral, mbrojtësi I Juventusit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter shprehu mbështetjen ndaj sulmeve të ushtrisë turke. ‘Turqia zotëron 911 km kufi me Sirinë-shkruante Demiral në postimin e tij ku postoi edhe një foto të një ushtari turk teksa ishte duke ndihmuar një vajzë të vogël-ky është një korridor I terroristëve. PPK dhe YPG janë përgjegjës të 40 mijë personave përfshirë këtu gra, fëmijë, të sapolindur. Misioni I Turqisë është të parandalojë krijimin e një korridori të terrorit në kufi dhe të sjellë 2 milionë sirianë në territore të sigurta dhe e gjithë kjo nën hashtagun #OperationPeaceSpring(që është emri I koduar I ofensivës turke).
Ky postim ka krijuar një vorbull të fortë polemikash; turqit dhe simpatizantët e tyre e kanë përshëndetur me të madhe mesazhin pro Erdoan të Demiral teksa mori edhe 45 mijë pëlqime, ndërsa ata që janë të shqetësuar për fatin e popullit kurd që është nën sulmet ushtarake e kanë kritikuar me forcë marrjen e këtij pozicioni nga ana e futbollistit të Juventusit.
Por Demiral nuk ishte I vetmi që e përfshin veten në këto polemika, atë e shoqëron edhe sulmuesi I Romës, Xhengiz Under. Ky I fundit postoi në rrjetet sociale një foto ku ai feston duke bërë gjestin ushtarak, dicka që ishte kritikuar edhe në sezonet e kaluara, të shoqëruar me 3 flamuj të Turqisë. Mes 500 komenteve që kritikuan Under, spikat ai I djalit të Falkaos, Xhuzepe. ‘Kokë futbollisti e mirë për të mbajtur vetëm kapele. Kur bën gjëra të tilla, hiqe fanelën-shkruante Xhuzepe në komentin e tij të shoqëruar me hashtagun #freekurdistan.
Edhe futbollistët turko-gjermanë kanë marrë një pozicion pro Erdoan. Në krye qëndron Mesut Ozil I cili në muajin qershor u martua me Amine Gylse, Miss Turqia e 2014 dhe presidenti turk ishte dëshmitar I ciftit. Në 2018 një takim I tij, Gyndoan me presidentin Erdoan shkaktoi një zhurmë të madhe në Gjermani sidoms në Berlin ku nuk u pëlqye aspak ky takim.
Sfidanti.al