Barcelona, Lenglet mohon se është krijuar cështja Grizman

Te Barcelona nuk ka asnjë cështje Grizman. Kjo është ajo që ka deklaruar Klement Lengle në një konfeërencë për shtyp në lidhje me situatën e shokut të tij të skuadrës te katalanasit duke mohuar atë është publikuar së fundmi në media pasi u pa që francezi u la në stol nga Valverde në sfidën e Barcelonës me Sevijën

‘E kalojmë gjithë ditën duke qeshur-tha Lengle-Grizman adhuron të bëjë shaka dhe kjo nuk ka ndryshuar te Barcelona. Të gjithë duhet të kuptojmë se ndryshimi I pozicionit ka ndikuar në lojën e tij; te Barcelona po evoluaon duke luajtur edhe në krah. Po punin shumë për skuadrën dhe na ndihmon me talentin dhe sakrificën e tij. Për mua nuk ka cështje Grizman’.

Lengle foli edhe për Dembele dhe për ecurinë e tij jo konstante. ‘Nëse Dembele do të ketë vazhdimësinë e nevojshme do të bashkojë të gjitha cilësitë e duhura për t’u kthyer në kombëtare-vijoi Lengle-u përgartit shumë mirë, por u dëmtua përsëri. Në ndeshjen me Sevijën u ndëshkua me karton të kuq, edhe kjo e frenoi. Ka shumë talent, është I paparashikueshëm, por ka nevojë për më shumë vazhdimësi për të dhënë më të mirën e tij’.

Në fund, lengle nuk I kurseu aspak elozhet as për kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.

‘Messi është një futbollist I jashtëzakonshëm që bën diferencën-tha Lengle-është shumë inteligjent kur I duhet të mbrojë topin. E vërteta është që e vuaj  lojën e tij cdo ditë, por jam shumë I kënaque që në fundjavë ai është nga ana jonë’.

Sfidanti.al