C’të keqe ka që të luhet të premten në Pragë, ndeshja e kualifikueseve të Euro 2020 mes Cekisë dhe Anglisë? Në pamje të parë duket se nuk ka asgjë, por për policinë angleze është krejtësisht e kundërta teksa konsideron se rreziku që të ketë incidente është I madh. Parashikohet që numri I tifozëve anglezë në Pragë të jetë më I lartë se 6000 dhe kryeqyteti cek është I famshëm për birrën e mirë dhe me cmim të lirë, një ‘kokteil’ vërtet shumë I rrezikshëm
Sipas të përditshmes ‘The Guardian’, policia angleze I ka dërguar një letër UEFA për të ndryshuar datën e kësaj sfide, por qeveria e futbollit evropian nuk e mori parasysh këtë kërkese. Policia në Angli ka frikë nga efektet e konsumit të tepruar të alkolit nga ana e tifozëve që do të udhëtojnë drejt Pragës që mund të shkaktojnë një sjellje antisociale të tyre
Ndërkaq, Mark Roberts që dërgoi letrën në UEFA duke e paralajmëruar për rrezikun e sfidës të së premtes, u shfaq shumë I zhgënjyer që në fund nuk do të ndryshohet data e sfidës mes Cekisë dhe Anglisë ‘I shkruajta UEFA duke I kërkuar që të merrnin në konsideratë ndryshimin e ditës për ndeshjen e parashikuar të premten, sidomos kur luhet jashtë-tha Roberts-besoj se është për të ardhur keq, pasi rreziku mund të parashikohet. Preferonim që të evitonim shfaqjen e mundshme të një situate sesa menaxhimin e saj për t’u penduar më pas’.
Sfidanti.al