Te Barcelona kanë shpërthyer polemikat me trajnerit të skuadrës së 19 vjecarëve, Viktor Valdes dhe Patrik Klajvert dhe shkak për këtë u bë disfata e pësuar nga katalanasit ndaj Interit 3-0 në Youth League. Ish portieri I barcelonës që është aktualisht trajneri I skuadrës U19 të këtij klubi, Valdes është vënë në shënjestrën e kritikave të forta nga Klajvert që I kërkoi llogari për paraqitjet e fundit
Një proces ky që sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’ u shndërrua në një zënkë të fortë mes tyre. Në qendër të diskutimeve ishe skema e përdorur nga Valdes; 4-4-2, ndërkohë që klubi kërkonte të shihte në fushën e lojës skemën e zakonshme 4-3-3. Por trajneri nuk ishte dakord duke deklaruar: Skuadën e bëj unë
Ndërkaq, Viktor Valdes nuk ishte në në stolin e të të rinjve të Barcelonës në ndeshjen e ardhshme me Nastic, gjë që tregon se rezultatet zhgënjyese dhe zënka me Klajvert kanë lënë shenjë dhe duket se divorci mes palëvë është praktikisht fakt i kryer dhe në këtë pikë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e Barcelonës.
Sfidanti.al