Fulhem, Devis rrezikon burgun; refuzoi thirrjen në ushtri

Kur Singapori të thërret  je I detyruar të përgjigjes dhe nuk ka asnjë arsye që të të pengojë për këtë, as të qenit futbollist në Premier Leaguen. Kjo është historia e pabesueshme e Ben Devis, futbollistit 18 vjecar që u ble nga Fulham vitin e kaluar, I cili rrezikon të dënohet me 3 vjet burg pasi refuzoi t’I përgjigjej thirrjes për të kryer shërbimin ushtarak në vendin e tij, Singapor.

Sipas ligjit në Singapor, meshkujt me të mbushur 18 vitet janë të detyruar të kryjenë shërbimin ushtarak për 2 vjet, një detyrim ky, që autoritetet rrallëherë pranojnë ta shtyjnë dhe kjo ndodhi edhe me Davis, kërkesa e të cilit për të shtyrë thirrjen në armë është refuzuar nga qeveria e Singaporit.

Motivet e shprehura nga Davus nuk u konsideruan të vlefshme nga ana e funksionarëve të cilët në fund refuzuan kërkesën e futbollistit. Kjo cështje ka shkaktuar një lloj zhurme rreth sistemit të regjistrimit për shërbimin ushtararak që aplikohet në mënyrë tepër të ashpër. Në 15 vitet e fundit vetëm 3 sportistë fituan të drejtën e shtyrjes së shërbimit ushatark, mes të cilëve ishte edhe notari Xhozef Skuling.

Ndërkaq, Ben Devis ka vendosur që të veshë fanelën e një përfaqësueseje tjetër në Lojërat e Azisë Juglindore që do të mbahen në Filipine në periudhën nëntor-dhjetor. Në fakt mesfushori I Fulhamit do të veshë fanelën e Tajlandës të U23 duke qenë se ai ka lindur në ishullin e Puket nga një nënë tajlandeze dhe baba britanik dhe që u transferua në Singapor kur ishte 5 vjec.

Sfidanti.al