Ariedo Braida kundër Barcelonës; konteston shkarkimin

Ariedo Braida I shpall ‘luftë’ Barcelonës. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja AS, ish drejtuesi I klubit katalanas vendosi të kontestojë shkarkimin e tij duke ndërmarrë veprime ligjore. Fillimisht raporti mes Braidës dhe Barcelonës u vendos të ishte 3 vjecar, por më pas drejtuesit më të lartë të kampionëve të Spanjës vendosën që të ndërpresin atë në mënyrë të papritur në muajin gusht

Është një lamtumirë e hidhur kjo e Braidas që tani rrezikon të përfundojë në gjykatë dhe të shndërrohet në një përplasje të fortë mes palëve. Braida pretendon se është shkarkuar nga posti I tij në mënyrë të padrjetë dhe për këtë arsye ai pretendon të marrë pagën sipas kontratës së tij

Kjo cështje bëhet akoma më pikante edhe nga fakti se Braida për të administruar atë I është drejtuar Huan de Dios Krespo, që është avokati I Nejmarit që u mor me cështjen e transferimit të brazilianit te Paris Sën Zhermeni në vitin 2017 duke paguar klauzolën e 222 milionë Eurove.

Sfidanti.al