F1, hidhërimi te Ferrari: Do të sqarojmë cështjen e urdhrave të skuadrës

Kjo e diel ishte krejtësisht për t’u harruar për Ferrarin në Cmimin e Madh të Rusisë, por Sharl Lëklerk tenton të shohë anën pozitive të asaj cfarë ndodhi në Sochi.

‘Ritmi ynë ishte shumë i mirë dhe të jesh në podium është gjithnjë dicka pozitive-tha Lëklerk-për të ardhur keq për skuadrën që edhe makina tjetër nuk e arriti dicka të tillë. Gara jonë ishte e mirë, mercedes është i shpejtë në ritëm gare, shumë më i shpejtë se në kualifikuese. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt’

Ndërsa Sebastian Fetel shpjegon problemin teknik të makinës që e detyroi atë të ndërpresë garimin duke i dhuruar edhe fitoren Hamiltonit.

‘Pata një problem  me MGU-K në xhiron pas daljes nga pit stopi-tha Fetel-sigurisht që ne nuk jemi të kënaqur me rezultatin’.

Më pas Lëklerk iu kthye cështjes së komunikimit me radio  ku rezultoi se ai shfaqi pak nervozizëm kur pa që i hapi rrugën Fetelit, por që nderi nuk iu kthye.

‘Strategjia ishte ajo që t’i lija trajektoren Fetelit që në pjesën e drejtë të ishim të dy të parët, dicka që u verifikua-tha Lëklerk-besova se pozicioni do të më rikthehej menjëherë, por nuk ishte kështu. Fetel vijoi dhe unë kërkova sqarime. Gjithsesi ndërrimi i pozicioneve u bë me pit stop, kështu që nuk ka problem. Fundi i garës sime? Kishim ritmin e duhur për të mundur Valterin, por kur i afrohesha, gjithcka nxehej dhe u bë e pamundur ta parakaloja’.

Ndërsa Fetel u shfaq pak i habitur nga kërkesat e Lëklerk.

‘Me Lëklerk kishim arritur një akord më parë, kjo ishte mëse e qartë-tha Fetel-por unë ndoshta humba dicka, e sigurt që do të flasim për këtë’.

sfidanti.al