Koret raciste, Ancelotti: Ndërprerja e Atalanta-Fiorentina, vendim I drejtë

‘Ishte e drejtë, arbitri bëri mirë-kështu u shpreh trajneri I Napolit, Karlo Anceloti në lidhje me vendimin e arbitrit Orsato për të pezulluar për pak kohë ndeshjen mes Atalantës dhe Fiorentinës për shkak të koreve reaciste kundër Dalbert

‘Është një hapa përpara, të tjera do të bëhen, duhet vijuar në këtë linjë-vijoi Ancelotti-presidenti I FIFA tha mjaft më me kore raciste dhe fyerje, edhe ne themi mjaft’.

Anceloti nuk kishte asnjë dyshim teksa tha se të gjithë duhet të jenë të ashpër në aplikimin e normave që janë për më tepër që në stadiume ka edhe telekamera sigurie. Trajneri I Napolit bëri një apel për një dënim ekzemplar ndaj episodeve të racizmit që verifikohen në impiantet e futbollit Italian, për të folur më pas edhe për skuadrën e tij në aspektin sportive.

‘Skuadra ime më pëlqen për kualitetet, karakterin, personalitetin-tha Anceloti-jemi përmirësuar ndjeshëm në periudhën e fundit. Ne mendojmë dhe duam të jemi kompetitivë deri në fund me të gjithë’.

Përsa I përket Ligës së Kampioneve, pas fitores me Liverpulin në San Paolo, Anceloti shprehu shumë besim për t’u kualifikuar

‘Napoli mund të arrijë në 1/8 e finaleve-tha Anceloti,-Genk e nisi keq, kurse ne më mirë se vitin e kaluar, por si gjithnjë  duhet të jemi vigjilente. Ne kemi bësim se do të kualifikohemi në 1/8 e finaleve’.

Sfidanti.al