Harrojeni pak fitoren 4-0, koha është për Festën e Birrës!

Quhet Oktoberfest, festa e birrës në tetor (që nis prej shtatorit), një nga simbolet më të fuqishëm të Gjermanisë, si dhe të Bavarisë. Yjet e Bajernit kurrë nuk mungojnë në aktivitete të tilla, dhe trajneri Niko Kovaç padyshim e ka më të lehtë sepse nuk duhet të ketë formën fizike për të vrapuar 10-12 km në çdo ndeshje. Ish-futbollisti kroat, sot në stolin e Mynihut, gjeti rastin për të takuar ish-shokë të vjetër, por edhe legjenda. Në Oktoberfest ishin bërë bashkë të tillë si Zhiovani Elber, Hasan Salihamixhiç, Daniel Van Bujten, Luka Toni, Biksent Lizarazu, Paulo Serzhio, Hans-Jërg But apo Ivica Oliç.

Le të harrohet pra, për pak, fitorja e shkëlqyer ndaj Këlnit, 4-0, me golat e Levandovskit (2) apo Kutinjos. Kovaç, tepër i kënaqur, u dha dy ditë leje lojtarëve të tij pas një suksesi të tillë.

Sfidanti.al