Sarri te Juve; I kundërvihet edhe e ëma: Nuk të flas më

Mauricio Sarri duket se nuk ka ‘tradhtuar’ vetëm tifozët e Napolit në momentin që vendosi të ulet në pankinën e Juventusit. Mesa duket edhe nëna e tij nuk e ka pritur aspak mirë këtë ndalesë të radhës së karrierës së tij. Ai që e zbulon këtë është Aurelio Virxhili, djali I një prej ish futbollistëve të Fiorentinës dhe mik I trajnerit aktual të bardhezinjve.

‘A është vënë në diskutim miqesia jonë për tifozllëkun në futboll? Jo, nuk doja të ndërhyja edhe për faktin se nëna e Mauricios kur mori vesh se kishte firmosur me Juventusin I tha: ‘Nuk të flas më’-tregon Virxhili në një intervistë për ‘Corriere Dello Sport’ duke zbuluar në të njëjtën kohë skuadrën e zemrës së Sarrit-si do të jetojë ndeshjen Sarri? Do të bëjë punën e tij si kundërshtar për 90 minuta, por më pas do të bëhet sërish tifoz I Fiorentinës. Kur nuk arrin të shohë sfidën e kësaj skuadre më pyet gjithmonë sesi luajti ajo. Një herë më tha se me të mbyllur karrierën do të bëhet trajner këtu gratis’.

Sfidanti.al