Kejn-Stërling-Sanço, ja sulmi i Anglisë kundër Kosovës

Do ta pësojë Markus Rashford, sulmuesi i Mançester Junajtidit, i cili me shumë gjasë do të lihet në stol nga trajneri Garet Sauthgejt. Kombëtarja e Anglisë po përgatitet për ndeshjen e sotme ndaj Kosovës, dhe tekniku i saj do t’i japë shansin yllit të ri të Dortmundit, Xhejdën Sanços, që po mahnit në dy sezonet e fundit. Talenti 19-vjeçar do të jetë në formacion, së bashku me kapitenin Harri Kejn dhe me yllin e Mançester Sitit, Rahim Stërling.

Pjesa tjetër e ekipit do të jetë, pak a shumë, ajo që fitoi 4-0 ndaj Bullgarisë, pra Kosova do të jetë e paralajmëruar sesa e vështirë do të jetë për të në Sauthempton. Ndryshimet e tjera të vetme për Sauthgejtin, në ndeshjen e eleminatoreve të Europianit, mund të jenë në krahët e mbrojtjes, me Aleksandër-Arnoldin dhe Çiluellin si pretendentë për t’u zënë vendin Kieran Tripierit e Dani Rouzit.

Sfidanti.al