Pikè zbulon: E dija që Messi mund të largohet gratis nga Barcelona, por nuk shqetësohem

Këtë të premte bëri xhiron e botës një lajm I orëve të fundit që zbuloi një klauzolë në kontratën e Lionel Messit me Barcelonën sipas së cilës ylli argjentinas mund të lërë klubin katalanas falas në fund të cdo sezoni, një lajm që përvec mediave u konfirmua edhe nga deklarata e një prej futbollistëve që e njeh shumë mirë Lionel Messin.

Bëhet fjalë për Xherard Pikè që në një intervistë për ‘El Larguero’ bëri të ditur se ishte në dijeni të kësaj klauzole në kontratën e kapitenit të Barcelonës. ‘E dija që Messi mund të largohet falas në fund të cdo sezoni-tha Pikè në intervistën e tij-e dimë impenjimin e tij me Barcelonën dhe kjo klauzoë nuk më shqetëson aspak. Ai ka fituar gjithcka, edhe të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tij’.

Pikè foli edhe për merkaton dhe dështimin e tentativës së Barcelonës për të rikthyer Nejmarin

‘U krijua një telenovelë e vërtetë dhe tani duhet të kthejmë faqen-vijoi Pikè-merkato që zgjat deri në javën e tretë të La Ligës nuk ka asnjë kuptim.

Qendërmbrojtësi 32 vjecar iu kthye edhe cështjes së tërheqjes së tij nga kombëtarja spanjolle.

‘Ishte një vendim i imi, duhet të përqendrohem te Barcelona por shpresoj që Spanja të fitojë Evropianin-përfundoi intervistën e tij Xherard Pikè

sfidanti.al