I trishtuar, i zemëruar, i frustruar. Janë këto epitetet që përshkruajnë më mirë gjendjen shpirtërore të Nejmar pas dështimit të bisedimeve mes Paris Sën Zhermenit dhe Barcelonës për kthimin e tij në Camp Nou. Sipas burimeve pranë futbollistit, sulmuesi brazilian ende nuk e beson murin e ngritur nga sheikët e Paris Sën Zhermenit duke sfumuar operacionin pasi barcelona kishte plotësuar cdo kërkesë; 150 milionë, huazimin e Dembelesë e kartonat e Rakitic e Todibos
Tashmë për Nejmar, Paris Sën Zhermeni është kthyer në një burg të artë me futbollistin që bëri gjithcka për t’u kthyer te Barcelona dhe të rinisë karrierën e tij që në dy vitet e fundit u ndërpre keq edhe [ër shkak të dëmtimeve.
Kaq shumë donte Nejmar të kthehej te Barcelona sa ishte gati të paguante nga xhepi i tij 20 milionë Euro, por kjo nuk i zbuti aspak sheikët në qëndrimin e tyre. Sipas të përditshmes katalanase ‘Sport’, Nejmar tashmë nuk po gjen paqe për një vendim që rrezikon të ketë një impakt të fortë edhe në skuadër ku ambienti Nejmar është bërë vertet i padurueshëm.
Divorci gjithsesi vetëm sa u shty për verën e ardhshme edhe pse 9 muaj i izoluar në skuadër është një periudhë shumë e gjatë. E di këtë shumë mirë edhe shoku i ri i skuadrës së Nejmar, Mauro Ikardi që mund t’ia shpjegojë fare mirë se si përjetohet një situatë e tillë
sfidanti.al