Milan është duke mbyllur përfundimisht një tratativë të orëve të fundit; kuqezinjtë marrin Ante Rebic nga Ajntrahti i Frankfurtit. Ai që e konfirmon lajmin është pikërish Drejtori Sportiv i klubit gjerman Fredi Bobic pak minuta përpara fillimit të sfidës me Fortuna Dyseldorfin.
‘Mund të konfirmoj se jemi në bisedime me një klub emrin e të cilit nuk dua ta përmend-tha Bobic-për këtë arsye lojtari, me kërkesë të tij nuk u aktivizua. Do të marrim një lojtar tjetër në shkëmbim. Nëse gjithcka do të shkojë mirë, për ne nuk do të jetë një lëvizje e shëmtuar për ne”.
Tratativat flasin për një huazim me të drejtë blerje për 25 milionë Euro, por duke u bazuar te fjalët e Bonic në rë vërtetë po diskutohet për një shkëmbim lojtarësh me huazim duke parë se Milani ka mundur të bindë Andre Silvën të pranojë të veshë fanelën e Ajntrahtit. Në këtë pikë pritet vetëm ardhja e sulmuesit kroat në Itali për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë.
sfidanti.al