Së pari, është i bindur se mund të kishte qenë në Bavari që këtë verë. Lotar Mateus, i përfolur si kandidat i fortë për president të Bajernit, bëri një lloj vërejtjeje për drejtuesit e klubit, duke deklaruar se Kai Haverc i Leverkusenit mund të kishte qenë lojtar i Mynihut gjatë këtyre javëve. “Kjo do të kishte ndodhur, – tha Mateusi, – nëse Bajerni do t’i kishte ofruar Leverkusenit një shifër milionëse me tre numra (që do të thotë 100 milionë euro)”.
Mateusi, madje, e fut në shqetësime ish-klubin e tij kur thotë se verën e ardhshme, blerja e kartonit të Havercit nuk duhet quajtur punë e mbaruar. “Do të ketë konkurrencë, pasi edhe Barcelona është e interesuar për të”, – shprehet ai. Haverci mund të tërheqë edhe më shumë vëmendjen këtë vit, pasi do të marrë pjesë në Champions me Leverkusenin, ndërsa ka kontratë deri në 2022.
Sfidanti.al