Pol Pogbasë mund t’i mohohet mundësia që të jetë i përzgjedhuri për të gjuajtur penalltitë, dhe kjo mund të sjellë një konflikt. Kaq keq janë katandisur punët në “Old Traford”, saqë trajneri të ketë frikë për të përmendur emrin e lojtarit që duhet të ekzekutojë 11-metërshat, diçka që nuk mund të imagjinohej në kohën e Sër Aleks Fergusonit. Burime në skuadër pohojnë se trajneri Solskjer ka kritikuar Pogbanë dhe i ka theksuar Rashfordit, se është pikërisht ai i përzgjedhuri për goditjet standarde. Kjo, sipas analistëve, mund të sjellë një rebelim të Pogbasë dhe një luftë të re në dhomën e zhveshjes.
Hallet e Junajtidit nuk mbarojnë me kaq, pasi Romelu Lukaku, ish-ylli i sulmit i dhënë tek Interi, ka hapur gojën dhe ka sulmuar. “Nëse ata (drejtuesit) mendojnë se fajtori kam qenë unë, atëherë le të pir…, – tha ai me zhargonin tipik të futbollistit, – gjithnjë duan të gjejnë një fajtor, mua, Polin (Pogbanë) apo Aleksisin (Sançezin). Ata e kanë fajin vetë, dhe shumë fjalë kundër nesh që dalin në media, dihet ku e kanë burimin”.
Problemi i fundit ka të bëjë me Aleksis Sançezin. Sulmuesi kilen do të huazohet tek Interi, veçse kjo pritet t’i kushtojë shumë anglezëve, nga ana financiare. “Deili Meil” shkruan se fatura mund të arrijë në gati 40 milionë euro, sepse Sançez ka një rrogë të jashtëzakonshme, dhe italianët nuk pranojnë t’i japin kaq shumë.
Sfidanti.al