Sampdoria, Ferrero-Gruppo Vialli, firmoset letra për shitjen e klubit

Tashmë është zyrtare presidenti Ferrero ka nisur bisedimet për shitjen e klubit të Sampdorias. Ai dhe Grupi i biznesit i drejtuar nga Xhanluka Viali që është i interesuar për blerjen e klubit, nënshkruan një letër që konfirmonin impenjimin e tyre për të mbyllur procesin e kalimit të pronësisë të Sampdorias deri në muajin shtator

Vetë kompania e familjes Ferrero, Holding Max konfirmoi gjithcka nëpërmjet një deklarate të dhënë për agjencinë e lajmeve ANSA. Presidenti aktual i Sampdorias, Massimo Ferrero theksoi se ushqen vlerësim dhe simpati të madhe për konsorciumin CalcioInvest LLC dhe në mënyrë të vecantë për Xhanluka Vialin si person dhe si një legjendë e padiskutueshme e historisë së klubit të Sampdorias.

sfidanti.al