Kutinjo me numrin 10 të Robenit, por nuk do të luajë si holandezi

Paraardhësi i tij ishte mësuar të luante si futbollist tipik i krahut. Nuk do të jetë ky rasti i Filip Kutinjos, ndërsa trajneri Niko Kovaç po mendon skemën më të përshtatshme për brazilianin, dhe për Bajernin. Gazetat europiane kanë analizuar formacionin më të mundshme të bavarezëve, ekip në të cilin Kutinjo do të luajë me fanelën me numrin 10 të Arjen Robenit, por nuk pritet të zerë atë pozicion në fushë si holandezi.

Me shumë gjasë, trajneri kroat do ta aktivizojë në qendër, prapa sulmuesit Robert Levandovski, pak a shumë siç luante Hames Rodrigez. Pra, jo lojtar krahu, por një organizator, jo “Andres Iniesta i ri” siç deshën tek Barcelona. Natyrisht, Kutinjo mund të luajë në krah në vend të Sanesë që nuk erdhi, por bavarezët kanë aty Gnabrinë dhe Komanin, si dhe Perishiçin. Formacioni i mundshëm i Bajernit: Nojer – Kimih, Zyle, Pavar, Alaba – Tiago, Gorecka – Gnabri, Kutinjo, Koman – Levandovski.

Sfidanti.al