Thonë se ky kampionat do të jetë ndryshe nga kampionatet e kaluar për shkak të rivalitetit masiv në garë, ku veç Skënderbeut, janë Kukësi, Partizani dhe Tirana. Bile duan të shtojnë edhe Vllazninë për të thënë se ky është sezoni i futbollit të çiltër, ku askush nuk do të gëzojë “dorën e ngrohtë”. Një përrallë e vogël në mes të një përralle të madhe , sidomos kur lexon arbitrat në fushë, që gati për çdo javë, kursidin ndonjë marifet në emër të rivalitetit që paska marrë peng këtë sezon.
E gjithë kjo, lidhet me një magazinë në FSHF të mbushur plot me korniza ndeshjesh, nga ato që shpeshherë i kemi përjetuar me frazën e sheqerosur ne ekran: “Ndeshje për kornizë”. Në këto korniza nuk ka fatin të futet as Barcelona e as Reali, sepse janë enkas për lojën tonë, për ekipet tona, ku materiali përbëhet nga një amalgamë mbresëlënëse midis gënjeshtrës dhe të vërtetës. Nga lloji i kornizës mund të zbulosh edhe menynë e kampionatit dhe ky i fundit ka një shije të harruar, ndofta jo atë të bukurisë së madhe, por të rivalitetit që na do na prishë gjumin deri në minutat e fundit.
Sfidanti .al