Kiriosi ndëshkohet me gjobë të rëndë për “budallallëqet” e veta!

Tenisti kontravers australian me origjinë greke, Nik Kirios, u dënua që të paguajë një gjobë financiare prej 113 000 dollarësh, për shkak të “budallallëqeve” të veta dhe skenave të pahijshme që ai provokon.

Në fakt, nuk ka turne që Kiriosi të mos provokojë ndonjë “incident” dhe shumëkush pyet sesi ka mundësi që ATP-ja jo vetëm që nuk e ka dënuar, por edhe e lë të vazhdojë të luajë nëpër turne të ndryshëm.

Në fakt, këto kohët e fundit ky tenist australian është “budallallëpsur” totalisht dhe nuk ka turne, ku ai të mos thyejë një ose dy raketa dhe të mos shajë gjyqtarët, sikurse bëri në turneun e tanishëm në Çinçinati (SHBA), ku mbas ndeshjes që e humbi ndaj tenistit rus, Kaçanov, ai e quajti gjyqtarin kryesor të ndeshjes si “gjyqtarin më të keq në historinë e tenisit”, madje edhe pështyu në drejtim të tij.

Për sa më sipër, aij iu vu gjoba e mësipërme, por, nëse Kiriosi do t’i vazhdoje edhe më tej “budallallëqet” veta, dënimi i ardhshëm me siguri që do të jetë edhe më i dhimbshëm.

Sfidanti.al