Perezi ka marrë kredi që të blejë Nejmarin?

Gazeta katalonjase “Sport” shkruan se presidenti i Realit të Madridit,Florentino Perez, ka marrë kredi në bankë që të mund ta blejë Nejmarin dhe se javën tjetër ai do të ndërmarrë ofensivën finale.Sipas gazetës, tani Perezi ka paratë e nevojshme që ta realilizojëmegatransferimin në fjalë.

Eshtë problem se Reali, pavarësisht nga përpjekjet, nuk po mund “të çlirohet” nga Garet Bejli dhe Hames Rodrigezi që nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedin Zidanes, kështu që Perezi gjeti një mënyrë tjetër që të gjejë paratë e duhura, duke marrë kredi në bankë!

Paratë e mëdha duhen, sepse duhen patur parasysh edhe kushtet personale të Nejmarit, ndërkohë që agjenti i këtij të fundit, Pini Zahavi, e ka njoftuar Perezin se ai (Nejmari) pranon që të transferohet te Reali, duke qenë se në bisedimet mes PSZH-së dhe Barcelonës ka shumë vështirësi.

Gazeta e mësipërme shkruan se Reali do t’i vejë në dispozicion PSZH-së 100-120 milionë euro plus një ose dy lojtarë në shkëmbim të Nejmarit.

Sfidanti.al