Kapiteni Arijan Ademi – hero i Dinamos së Zagrebit

Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, Arian Ademi, u bë edhe një herë tjetër hero i tifozëve zagrebas, pasi me golin dhe asistencën e tij për gol po e çon këtë ekip kroat drejt vjeshtës “evropiane”, të paktën deri te faza e grupeve të Ligës së Evropës, ndërkohë që Dinamon e ndan vetëm një hap nga kualifikimi në Ligën e Kampioneve mbas fitores 4-0 së “bluve” zagrebas kundër Ferensvaroshit në Budapest.

Heroizmi i Ademit (shqiptar Maqedonie) bëhet edhe më i madh, kur meson se gjatë nxemjes para ndeshjes ai ndjeu dhimbje, por vendosi që të luajë.

“Kur po bëja nxemje, ndjeva dhimbje në formë shtrëngimi, por vendosa që të luaj dhe kështu u shpërbleva, sepse shënova gol dhe ne fituam”, deklaroi pjesëtari i përfaqsueses maqedonase që me të vërtetë ishte lojtari më i mirë në fushë.

Sfidanti.al