Barcelona, duke paguar 18 milionë euro, siguroi shërbimet e futbollistit të talentuar të Betisit, Zhunior Firpo, që ndërkohë luan mjaft mirë edhe me ekipin përfaqësues të të rinjve të Spanjës. Ata që drejtojnë Barçën, kanë ndërmend që me këtë futbollist të ri të talentuar të zëvendësojnë mbrojtësin e majtë, Zhordi Alba, si në “Kamp Nou”, ashtu edhe në përfaqësuesen spanjolle.
Sidoqoftë, sapo Firpo vuri firmën e tij në kontratë, mediumet spanjolle zbuluan një deklaratë të tij të vitit 2012, kur ky lojtar në profilin e tij në rrjetet sociale e kishte quajtur Mesin “bir kurve dhe mi, ndërkohë që lutej që atij (Mesit) t’i thyheshin të dyja këmbët!”. Sido që që të jetë, Firpo e hoqi deklaratën e mësipëme nga profili i tij dhe tani thotë se ai ka qenë i ri dhe se ka bërë deklarata të pamenduara.
“Unë kam thënë budallallëqe për Mesin, sepse kam qenë shumë i ri, mund të thuash kalama, kështu që ju nuk duhet t’i merrni ato në konsideratë mbas kaq vitesh, sepse tani unë konsideroi se Mesi është futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Firpo 21-vjeçar.
Sfidanti.al