Nuk do të ishte rasti i parë që dy vëllezër luajnë me të njëjtën skuadër, por nëse bajerni do të jetë në gjendje që të marrë dy vëllezërit Sane do të bëjë një goditje të vërtetë në merkaton e transferimeve. Sepse nëse Leroi sane tashmë është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, është dikush që vë bast edhe për të vëllanë, 16 vjecarin Sidi se do të jetë në gjendje që të ndjekë gjurmët e Leroit.
Kështu ndërsa vazhdon bisedimet me Mancester Sitin për leroi Sane, Bajerni ka nisur tratativa të tjera me Shalken për Sidin. Ndërsa cështja Leroi Sane është kthyer në një serial të vërtetë të merkatos së transferimebe me Bajernin që gjithsesi ende shpreson në një fund të lumtur për ta të kësaj historie, kampionët e Gjermanisë vazhdojnë procesin e rinovimit të skuadrës duke hedhur sytë nga Sidi Sane. 16 vjecari luan në rolin e qendërsulmuesit, gjuan me të dyja këmbët, ka një shpejtësi impresionuese madje nuk i mungon as stili afroamerikan i flokëve, i ngjashëm me atë të vëllait të tij më të madh.
sfidanti.al