Herri Meguajër është zyrtarisht futbollist i Mancester Junajtid. Djajtë e Kuq shpenzuan rreth 90 milionë Euro për të blerë kartonin e tij nga Leister, shifër kjo që e bën atë mbrojtësin më të shtrenjtë në botë duke thyer rekordin e mëparshtëm të vendosur nga Liverpuli për blerjen e Van Dajk.
‘Jam i lumturt që firmosa kontratën me këtë klub fantastik-tha Meguajër-dua të falenderoj të gjithë te Leister, klubin dhe tifozët për mbështetjen e tyre fantastike gjatë dy sezoneve të fundit. Por kur të vjen në derë Mancester Junajtid…ke në duar një mundësi të jashtëzakonshme. Jam entuziast, mezi po pres që të nis këtë aventurë’.
Ndërkaq, Meguajër ka bërë edhe fotot e para të tij me fanelën e skuadrës së tij të re të Mancester Junajtid.
sfidanti.al