Tifozët e Crvena Zvezdës, gjatë ndeëshjes kundër Vozhdovacit kanë brohoritur në korr kundër Federatës së Futbollit të Serbisë. Mediat serbe kanë bërë të ditur, se tifozët e Zvezdës gjatë tërë ndeshjes janë shprehur: “Federatë e futbollit, ti je turpi i Serbisë!”. Sipas gazetës Koha Ditore, arsye për këtë është dënimi që ky institucion i kishte shënë skuadrës nga Beogradi, për shkak të një baneri që tifozët e saj kishin shpalosur kundër UEFA-s dhe Kosovës.
Në banerin që u zbulua në ndeshjen ndaj Spartakut ditë më parë, shkruhej: “UEFA përkrah terrorizmin”, duke aluduar në përkrahjen që UEFA i ka dhënë Kosovës. Për këtë incident, klubi i Crvena Zvezdës ka marrë një gjobë prej 1600 eurosh. Kjo është hera e pare, që Federata serbe gjobit një ekip për shkak të banderolave që shpalosin tifozët kundër UEFA-s dhe që kanë lidhje me Kosovën…