Formula 1 në Hungari, Hamilton thyen Vershtapen e fiton garën

Cmimi i Madh i Hungarisë i shërbeu Ljuis Hamilton që të tregojë forcën e tij. Në fakt piloti britanik, pas dështimit të plotë në garën e Gjermanisë u rikthye të pushtojë shkallën më të lartë të podiumit në Formula 1 dhe këtë e bëri në Cmimin e Madh të Hungarisë duke i rrëmbyer fitoren Maks Vershtapenit në castet e fundit të garës.

Piloti holandez i Red Bull kryesoi garën gjatë gjithë kohës, por më pas Hamilton dhe strategjia e Mercedes bënë që fitorja të shkojë pikërisht te britaniku. Skuderia gjermane nëpërmjet manovrave të saj me hyrjen në bokse e vendosi kampionin e botës në fuqi të Formula 1 në pozita të tilla që të ishte në gjendje që të fitonte terren kundrejt Vershtapenit për ta kaluar atë kur kishin mbetur 3 xhiro nga fundi i garës.

Ferrari dhe Sebastian Fetel u renditën në vendin e tretë me gjermanin që fitoi betejën brenda familjes me Lëklerk që e mbylli garën në vendin e katërt. Problemi i Kokëkuqes në këtë garë është diferenca e madhe që kishte me Red Bull e Mercedes aq sa rrezikoi të dublohej

sfidanti.al