Shtutgarti doli mjaft mirë në këtë sezon veror transferimesh, megjithëse në fund të sezonit të kaluar ai ra nëligën Cvajta (Bundesligën 2), duke patur parasysh se nga shitja e mbrojtësve të vetky klub gjerman që sezonin e kaluar konkurroi në Bundesligën kryesore, arriti të fitojë 62 milionë euro.
Duket e habitshme, por është e vertetë, se Shtutgarti arriti që të shesë tre mbrojtësit e vet mbas një sezoni të kaluar tmerrsisht të keq, gjatë të cilit ai pësoi plot 70 gola, duke rënë edhe nga kategoria.
Në fakt, më shumë se gjysmën e shumës së mësipërme Shtutgarti e fitoi nga shitja e pjesëtarit të përfaqësueses franceze, Benzhamin
Pavar, që iu shit për 35 milionë euro Bajernit të Mynihut. Për transferimin e mbrojtësit Ozan Kabak te Shalke, klubi gjerman në fjalë fitoi 15 milionë, kurse 12 milionë të tjera Shtutgarti i fitoi nga shitja e mbrojtësit Tim Baumgartëll te PSV Aind’hoveni.
Duket se, nëse Shtutgarti nuk ka ndonjë ekip cilësor, atëherëky klub ka një menaxhment të shkëlqyer që arrin ta mbushi arkën e vet nga shitja e mbrojtësve që pësuan me shumëgola se çdo ekip tjetër në Bundesligë.
Sfidanti.al