Një tjetër derbi i Italisë duket se po luhet këtë verë. Juventusi dhe Interi nuk u ndeshën vetëm në fazën përgatitore larg Europës, por po sfidojnë njëri-tjetrin edhe jashtë fushe. Kampionët në fuqi të Serisë A janë futur bnë garë për sulmuesin e Mançester Junajtidit, Romelu Lukakut. Mediat kontinentale shkruajnë se Juventusi është gati të bëjë marrëveshje me Junajtidin duke i dhënë ndonjë lojtar dhe një shumë të madhe financiare.
Kjo do të thotë se dy klubet e mëdhenj italianë janë duke u ndeshur për Lukakun, Edin Xhekon dhe Mauro Ikardin, ndërsa edhe Gonzalo Higuain pret të mësojë të ardhmen. Edhe pse ka shpresë, Juventusi nuk është se nuk ka probleme. Fillimisht, anglezët kërkuan Paulo Dibalën, plus një kontribut financiar, por argjentinasi duket i ftohtë për një kalim në Angli, dhe pret një takim me trajnerin Sarri për të diskutuar atë që do të ndodhë me të.
Në “Old Traford” i kthyen sytë nga Dagllas Kosta, me Juven më lehtë pranon t’i largohet braziliani. Edhe Dagllas Kosta nuk pëlqen të largohet nga Torino, pas një faze përgatitore special, dhe me synimin për të fituar vendin e titullarit me Sarrin.
Mançester Junajtid e ka vlerësuar kartonin e sulmuesit të Belgjikës deri në 90 milionë euro, dhe është e qartë se ai do të largohet, ndërsa trajneri i Interit, Antonio Konte, ka shprehur pakënaqësinë ndaj klubit që nuk e ka marrë ende. Lukaku nuk luajti asnjë rol në turneun veror të Junajtidit në Australi, duke u lënë jashtë ndeshjeve nga trajneri Ole Gunar Solskjer, ndërsa menjëherë pas kthimit në Angli, shkoi në Bruksel për të takuar agjentin e tij dhe për të diskutuar të ardhmen.
Sfidanti.al