Një plan i parë i Daniele De Rossi i rrethuar nga shkrimi ‘Mirësevjen; kjo është mënyra e përdorur nga Boca Jr për të pritur ish mesfushorin e Romës që zbriti në aeroportin e Buenos Aires nën shoqërinë e bashkëshortes së rij, Sata Felberbaum për të nisur aventurën e tij të re në Argjentinë.
Me qindra tifozë të Boca Jr ishin të pranishëm duke e pritur ish kapitenin e verdhekuqve me entuziazëm të lartë me De Rossin që më pas takoi drejtuesit e skuadrës argjentinase ndërkohë që përshëndeti edhe shokët e tij të rinj të skuadrës.
Daniele De Rossi do të firmosë me Boca Jr një kontratë 1 vjecare dhe në të përfshihen 2 klauzola për largim nga ekipi; një në dhjetor dhe një në mars, ndërkohë që debutimi i tij mund të bëhet në 4 gusht në Parana në ndeshjen kundër Patronatos
De Rossi pati mundësinë që të vizitojë edhe kompleksin në Bombonera në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm Kristian Gribaudo dhe Drejtorit Teknik Nikolas Burdiso
sfidanti.al