Është sërish amerikan dhe pritet të jetë triumfatori i viteve që vijnë. Keleb Dresel (Caeleb Dressel), i mbiquajtur “Majkëll Felpsi” i ri, theu një tjetër rekord botëror të legjendës së notit, në kampionatin botëror që po zhvillohet në Kinë. Notari 22-vjeçar rrëzoi rekordin e vjetër të Felpsit në 100 metra delfin me kohën 49”50, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte 49”82 vendosur në vitin 2009, po gjatë Kampionatit Botëror. Dreseli e arriti këtë në gjysmëfinale, ndërsa pritet të bëjë edhe më shumë në finale. Ai pritet të thyejë rekorde të tjerë në të ardhmen, ndërsa garon në disiplinat 50 e 100 metra stil i lirë dhe 50 e 100 metra delfin, por padyshim edhe në stafetat dhe në garat e përziera.
Sfidanti.al