Cështja Horton; FINA ‘i nxjerr kartonin e verdhë’: Jo gjeste personale në podium

Cështja Mak Horton vazhdon të diskutohet në ambientet e Notit. Federata Ndërkombëtare e Notit(FINA) i dërgoi një letër asaj australiane dhe notarit i cili të dielën refuzoi të ngjitej në podium në përfundim të garës së 400 m stil i lirë në botërorin e Gvanxhu në Korenë e Jugut në shenjë proteste kundër fituesit të kësaj gare Sun Jang që në 2014 u skualifikua për doping, ndërkohë që është në pritje të vendimit të CAS që do të dalë në muajin shtator, dicka që i jep mundësinë atij të marrë pjesë në Botërorin e Notit.

‘E respektojmë principin e së drejtës të fjalës-lexohet në letrën e FINA-por kjo duhet shprehur në kontestin e duhur. Si në të gjitha organizatat sportive, sportistët dhe përfaqësuesit e tyre janë të ndërgjegjshëm që duhet të respektojnë rregullat e FINA dhe të mos përdorin eventet e saj për të bërë deklarata apo gjeste personale’

Përsa i përket protestës së Horton, duke qenë se Sun Jang është ende nën hetimin e CAS në Lozanë, FINA nuk e sheh të përshtatshmë të bëjë komente për të evituar paragjykimet. Sipas një inspektori të ëADA, Sun Jang, përpara disa muajsh shkatërroi provëza me gjak të cilat do t’i nënshtroheshin kontrollit antidoping, por FINA vendosi të presë vendimin e CAS që do të dalë pikërisht në muajin shtator.

sfidanti.al