Barcelona, rikthehet Viktor Valdes; do të jetë trajner i Juvenil A

Barcelona përqafon përsëri Viktor Valdes, portierin me të cilin ka mundur të fitojë shumë trofe. Klubi katalanas e zyrtarizoi atë si trajnerin e ri të skuadrës së Juvenil A me Valdes që nënshkroi një kontratë deri në vitin 2020, me opsion rinovimin e saj. Valdes e arriti marrëveshjen e tij pas bisedimeve me Silvio Elias, Drejtorin e sektorit të futbollit formativ të klubit dhe Hoze Mari Bakero e Gijermo Amor, përgjegjës të futbollit të ekipeve zinxhirë të Barcelonës

Viktor Valdes do të nisë punën e tij me skuadrën e Juvenil A të Barcelonës në 29 korrik me fazën përgatitore për sezonin e ri, ndërsa ndeshja e parë që ai do të drejtojë do të jetë pikërisht ajo e 27 gushtit kundër skuadrës së të rinjve të Ajaxit në Stadiumin Johan Cruyff.

sfidanti.al